Wine Not? · Fier
Rreth nesh
Wine Not? është një enotekë e vogël në Fier, kushtuar verërave italiane. Çdo shishe në raftet tona është zgjedhur me kujdes nga kantina të Venetos, Pulias, Sicilisë dhe rajoneve të tjera të Italisë.
Përveç verës në shishe, te ne gjeni verë të hapur për ta marrë me vete me litër, dhe mund të uleni për një gotë verë shoqëruar me antipaste për çdo shije.
Ejani të na njihni: do t’ju ndihmojmë me kënaqësi të gjeni verën e duhur për çdo moment.

Brenda dyqanit
Tavolina për një gotë verë me antipaste, raftet me verërat në shishe dhe vera e hapur direkt nga rubineti.
Kontakt
Adresa
Lagjja 8 Shkurti
Fier, Shqipëri
Telefoni · WhatsApp
Orari
- E hënë – E shtunë
- 09:00 – 22:30
- E diel
- 09:00 – 16:00









